Enbest Media, ekran gjigant për promovimin e bizneseve tuaja

Share:

Facebook

Një mundësi më shumë në reklamimin e produkteve tuaja, ngjarjeve madhore dhe gjithçka tjetër që për ju ka nevojë të rrokë syrin e të tjerëve. Një ekran gjigand i Enbest Media në kullën “Mavrovka” dhe me kënde të shkëlqyera për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është mundësia më e shkëlqyer për reklamim. Ekrani LED i jashtëm, me një sipërfaqe prej 150 metrash katrore është tashmë një mundësi që rrok një diapazon lindje-jug-perëndim, në komunikim me qendrën e qytetit dhe tri arterie kryesore që lidhin qendrën tregtare “East Gate Mall”, atë me VERO “Jumbo”, si dhe kahun perëndimor të Bulevardit “Ilinden” përgjatë të cilit shtrihen edhe zyrat administrative të Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Lartësia e ekranit në kullën “Mavrovka” mundëson një fushëpamje të shkëlqyer nga aspekti i shfaqjes vizive të reklamimit tuaj. Prekeni këtë mundësi dhe thurni ëndrrën tuaj duke klikuar në videon bashkëngjitur. Zyrat tona gjenden në kullën “Mavrovka” dhe bashkëpunimi ynë është vetëm një klikim larg.

Credits: ALSAT MK